Pa(k) Fytyrë, ekspozitë fotografike nga Rromir Imami në kulturpunkt im PROGR Bern, 8–11 tetor 2026
Rreth ekspozitës

Çfarë mbetet nga një portret kur fytyra nuk është më në qendër të vështrimit?

Pa(k) Fytyrë është një seri fotografike konceptuale që hulumton identitetin, praninë dhe marrëdhënien njerëzore, duke shkuar përtej leximit të menjëhershëm që na jep fytyra. Realizuar në bashkëpunim me personat e portretizuar, projekti e zhvendos shikimin drejt gjestit, qëndrimit të trupit, dritës, objekteve që na rrethojnë dhe atmosferës që krijohet përreth. Duke fshehur, përthyer apo shpërbërë pjesërisht fytyrën, çdo fotografi e grish shikuesin të ndalet e të kërkojë tjetërkund — përtej shenjave pamore të zakonshme — atë çka e bën një person të njohshëm dhe të pranishëm.

Vepër e përzgjedhur nga projekti fotografik Pa(k) Fytyrë i Rromir Imamit
Vepër e përzgjedhur nga projekti fotografik Pa(k) Fytyrë i Rromir Imamit
Programi

Katër ditë me Pa(k) Fytyrë

E enjte · 8 tetor
19:00
Hapja / Vernisazhi

Hapja zyrtare e Pa(k) Fytyrë, me një hyrje në ekspozitë dhe konceptin e saj.

E premte · 9 tetor
17:00
Punëtori fotografie

Një punëtori interaktive mbi fotografinë e portretit, bashkëpunimin krijues dhe disa nga idetë që qëndrojnë pas Pa(k) Fytyrë.

E shtunë · 10 tetor
17:00

Lexim dhe bashkëbisedim me shkrimtarin dhe kuratorin e ekspozitës, Agron Tufa, duke sjellë fotografinë dhe letërsinë në dialog fjalësh dhe imazhesh.

E diel · 11 tetor
Nga ora 13:00
Dita e mbylljes / Finisazhi

Pasdite përmbyllëse e ekspozitës, ku do të jetë mundësia për t'u takuar me artistin dhe për të bashkëndarë përshtypje e mendime rreth këtij programi katërditor.

Vepër e përzgjedhur nga projekti fotografik Pa(k) Fytyrë i Rromir Imamit
Perspektiva kuratoriale

Kuruar dhe me parathënie nga Agron Tufa

Përzgjedhja përfundimtare e veprave për ekspozitën bëhet nën kujdesin e Agron Tufës, i cili gjithashtu shkruan parathënien e katalogut të ekspozitës. Teksti përkatës do të shtohet këtu sapo të përfundojë.

Artist
Rromir Imami

Kurator
Agron Tufa

Ekspozita
8–11 tetor 2026

Hapja
E enjte, 8 tetor · 19:00
Vepër e përzgjedhur nga projekti fotografik Pa(k) Fytyrë i Rromir Imamit
Vepër e përzgjedhur nga projekti fotografik Pa(k) Fytyrë i Rromir Imamit

This website uses cookies. Cookies are used for the user interface and web analytics and help to make this website better. More information